Politika e Privatësisë

Amla Argjendari mbledh dhe përpunon të dhënat personale të klientëve të saj në përmbushje të të drejtave dhe detyrimeve ligjore dhe kontraktuale, si dhe në përputhje me Ligjin Nr. 124/2024 “Për mbrojtjen e të dhënave personale”.

Në kuadër të përdorimit të faqes zyrtare të internetit të Amla Argjendari, Amla Argjendari mund të mbledhë në mënyrë direkte të dhëna personale nëpërmjet plotësimit të formularëve për kërkesa online, porosi, kontakt ose komunikim me Amla Argjendari. Këto të dhëna mund të regjistrohen në sistemet e Amla Argjendari ose në sistemet e ofruesve të autorizuar të shërbimit. Plotësimi i këtyre të dhënave është vullnetar.

Amla Argjendari siguron subjektet e të dhënave personale se të dhënat e tyre mblidhen dhe përpunohen vetëm për qëllime të realizimit të marrëdhënies kontraktore, përpunimit të porosive, komunikimit me klientët, ofrimit të informacionit mbi produktet dhe shërbimet, si dhe për përmirësimin e përvojës së përdoruesit në faqen e internetit.

Duke përdorur faqen dhe/ose duke dhënë miratimin për regjistrim, kontakt ose porosi, subjektet e të dhënave japin pëlqimin për përpunimin e të dhënave të tyre personale dhe garantojnë se të dhënat e plotësuara janë të sakta, të vërteta dhe të përditësuara.

Subjektet e të dhënave personale kanë të drejtë të kërkojnë akses në të dhënat e tyre, korrigjimin, përditësimin, kufizimin e përpunimit, kundërshtimin e përpunimit, si dhe fshirjen e të dhënave të tyre, në përputhje me legjislacionin në fuqi për mbrojtjen e të dhënave personale. Kërkesat mund të dërgohen në adresën: amlaargjendari@gmail.com.

Amla Argjendari garanton se ka marrë masa të përshtatshme teknike, organizative dhe operacionale për ruajtjen e konfidencialitetit dhe mbrojtjen e të dhënave personale nga humbja, dëmtimi, shkatërrimi, aksesi i paautorizuar apo shpërndarja e paautorizuar.

Të dhënat personale të mbledhura dhe të ruajtura nga Amla Argjendari mund të përpunohen nga punonjësit, bashkëpunëtorët ose ofruesit e autorizuar të shërbimeve, vetëm për qëllimet e përcaktuara në këtë politikë. Këto të dhëna nuk do të transferohen apo komunikohen te palë të treta, përveç rasteve kur kjo kërkohet nga ligji, nga autoritetet kompetente, ose kur është dhënë pëlqimi nga subjekti i të dhënave.

Subjektet e të dhënave kanë të drejtë të tërheqin pëlqimin e tyre në çdo kohë për përpunimin e të dhënave të dhëna vullnetarisht, si dhe të kërkojnë fshirjen e tyre, duke dërguar një kërkesë në adresën: amlaargjendari@gmail.com.

Duke përdorur faqen e internetit të Amla Argjendari, përdoruesit pranojnë kushtet e kësaj politike privatësie dhe mënyrën se si Amla Argjendari mbledh, përdor dhe mbron të dhënat personale.